Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë, 20 korrik, në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik-Rrëshen.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një mjet tjetër, ku kanë mbetur të lënduar katër anëtarë të së njëjtës familje nga Republika e Kosovës.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës, ndërsa mësohet se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Siç mund ta shihni edhe në pamjet e siguruara nga gazetari i Klan News, Martin Marku, automjeti është bërë copash.
/tvklan.al












Botërori 2026 
