Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës.

6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, mes tyre edhe një grua.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca, që po transportojnë të plagosurit drejt spitalit.

2 prej tyre mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti.

Më herët, 3 automjete u përfshinë në një tjetër aksident, po në autostradën Tiranë – Durrës, fatmirësisht pa pasoja për jetën./tvklan.al

***

Ora 23:47 – Njoftimi i policisë 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2017, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë – Durrës.

Menjëherë janë dërguar në vendin e ngjarjes shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se është përplasur  mjeti  tip Benz-190  me drejtues shtetasin Xh.B., 55 vjeç dhe mjeti tip Opel Aquila me drejtues shtetasin K.H., 50 vjeç.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve dhe shtetasit  D.M, 27 vjeç, M.H, 31 vjeç,  E.H.12 vjeç dhe K.H.4 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin Ushtarak ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.