Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Rrugën e Arbrit, në afërsi të vendit të quajtur “Shkallë”. Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën.

Siç shihet edhe në pamjet nga përplasja e fortë të dyja makinat kanë pësuar dëmtime të mëdha. Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës.

Tv Klan