Nënë e bijë janë dërguar në spital këtë të shtunë në Fier pasi janë përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallm ku ato po udhëtonin me një motor që drejtohej nga vajza, një 19-vjeçare.

Mirëpo, ajo është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 65-vjeçar. Për pasojë përveç drejtueses së motorit është dëmtuar edhe pasagjerja, në këtë rast nëna e saj, një 56-vjeçare.

Policia thotë se ato janë në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës dhe po kryen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al