Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhe-Laç.

Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se tre makina janë përfshirë në një aksident, por nga burime në vendngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin dhe rrethanat e aksidentit./tvklan.al