Një aksident me pasojë dy të vdekur ka ndodhur në Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.
Policia bën të ditur se automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues 58-vjeçarin P. K., banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues 54-vjeçarin B. Gj., banues në Tiranë.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, personi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.
Gjithashtu, është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit të Ushtrisë, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.
Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.
/tvklan.al