Një djalë i ri ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00 në zonën e Saukut në Tiranë. Mësohet se viktima është një 27-vjeçar me iniciale E.P., i cili ishte pasagjer në një automjet tip Benz.

Makina, që drejtohej nga L.D. 28 vjeç humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur. Në mjet udhëtonin tre persona, së bashku me shoferin. Ky i fundit mbeti i plagosur, po kështu edhe pasagjerja 23-vjeçare me iniciale D.Xh.

Ndërsa pasagjeri tjetër E.P. 27 vjeç nga Rrësheni ndërroi jetë në spital. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.

/tvklan.al