Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në Thumanë. Dy automjete janë përplasur fort, duke lënë një viktimë dhe 3 të plagosur.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz, ku automjeti i një 73-vjeçari u përplas me atë të një 22-vjeçari, duke u shkatërruar plotësisht.

Pamjet që shihni tregojnë se çfarë mbeti nga mjetet pas aksidentit.

Për pasojë humbi jetën pasagjerja në një prej mjeteve e moshës 65 vjeç dhe u dëmtuan dy drejtuesit e mjeteve dhe një këmbësore.

Klan News

/tvklan.al