Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”.

Në aksident janë përfshirë 2 makina, tip “Audi” dhe “Ford”. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për humbje jete.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për sqarimin e rrethaneve të rastit./tvklan.al