Një aksident tragjik me një të vdekur dhe tre të plagosur ndodhi mbrëmjen e djeshme në mbikalimin e Dajlanit në Durrës.

Viktimë mbeti 18-vjeçarja Vikena Greku, e cila udhëtonte si pasagjere në makinën që drejtohej nga 26-vjeçari A.Xh. nga Fieri, i cili mbeti i plagosur.

Të lënduar mbetën gjithashtu edhe A.M. dhe T.T., të cilët ishin këmbësorë.

Burimet bëjnë të ditur se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi makinën, e cila me një shpejtësi rreth 130 kilometra në orë ka goditur duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe ka fluturuar për afro 50 metra.

Në dyqanin e luleve makina ka goditur dy persona të tjerë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat bënë edhe nxjerrjen e dy të rinjve nga makina.

Pas aksidentit, të riut i është bërë edhe testi i alkoolit, ku ka rezultuar i dehur në masën 0.5 mg/l.

Tv Klan

/tvklan.al