Një aksident ka ndodhur në rrugën Korçë-Bilisht. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Dishnicë.

Një makinë ka përplasur një kalë që i preu rrugën. Më pas shoferja humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me murin e një banese në anë të rrugës.

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Korçë-Devoll” në fshatin Dishnicë, shtetasja F. S., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga“, njoftoi policia.

Shoferja është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të këtij aksidentit./tvklan.al