Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme, 7 tetor, në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas informacioneve nga gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, viktima është një 18-vjeçar. Pas aksidentit, ai u transportua menjëherë drejt Spitalit të Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat kryenë veprimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
