Një 56 vjeçar humbi jetën në një aksident që ndodhi gjatë natës në aksin Thumanë-Laç.
2 mjete u përplasën në zonën e Gjormit dhe për pasojë ka humbur jetën Nikolin Gjoni i cili drejtonte njërin prej automjeteve.
Të plagosur nga përplasja mbetën edhe 3 persona të tjerë që udhëtonin në të njëjtën makinë me viktimën.
Për ngjarjen policia e Lezhës arrestoi Orgest Pecën që drejtonte mjetin tjetër.
20 vjeçari akuzohet për shkalje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
