Automjeti humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë

Një aksident, fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të Prrenjasit.

Një automjet i cili po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Librazhdit, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një dyqani që ndodhej në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e dëmtuar pronarja e dyqanit, Merita Dulo, e cila u dërgua për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Prrenjasit dhe më vonë u transportua për një mjekim më të specializuar në spitalin e Librazhdit.

Tv Klan