Një aksident rrugor është regjistruar në rrethrrotullimin e Kolonjës mëngjesin e kësaj të diele, ku një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Gazetarja e Klan News Anila Sefa raporton se mjeti drejtohej nga një grua, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Në automjet udhëtonin tre persona, të cilët pas përplasjes janë transportuar drejt Spitalit të Lushnjes për kontroll mjekësor.

Fatmirësisht të tre personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, pritet që hetimet të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al