Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë të Bullgarisë, ku një autobus ka dalë nga rruga duke lënë të vdekur 16 turistë. Mediat e huaja raportojnë se 27 udhëtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryeqytetit Sofje. Ministri bullgar i Shëndetësisë ka konfirmuar këtë tragjedi, duke sqaruar se autobusi me turistë u rrëzua 66 metra poshtë autostradës 12 kilometra nga kryeqyteti. Të paktën 15 ambulanca shkuan në vendngjarje për të transportuar të plagosurit në spital.

Sipas të dhënave paraprake, autobusi humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë, përpasi dy makina dhe më pas u përmbys jashtë karrexhatës. Nuk ka informacion rreth kombësisë së turistëve. Qeveria bullgare deklaroi se e hëna do të jetë ditë zie.

/tvklan.al