14 nëntor 2026- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në zonën e Xibrit, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy persona, drejtuesi i njërit prej automjeteve si dhe pasagjerja e cila udhëtonte në automjetin tjetër, me drejtues një 45-vjeçar.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën dhe kontrollin e nevojshëm mjekësor.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
