Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 46-vjeçarin me iniciale E.P për aksidentin që ndodhi pasditen e së dielës në rrugën Tepelenë-Memaliaj, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën rëndë 2 të tjerë.

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftoi policia.

Të dielën 3 makina u përplasën në bypass-in e Tepelenës. Një prej makinave ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në krahun e kundërt (Lexo më shumë).

Për pasojë humbën jetën 3 pasagjerë një makinë Toyota dhe shoferi i një makine tip Benz. 46-vjeçari që drejtonte BMW-në bashkë me 2 pasagjerë në makinën e tij u dëmtuan lehtë.

 Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe ministri Balla i cili shprehu ngushëllimet për 4 viktimat që humbën jetën në aksident./tvklan.al