Policia arreston shoferin 23-vjeçar, u largua nga ngjarja

Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryqëzimin e Spitenit në superstradën Lezhë-Laç.

Përplasja mes dy automjeteve ka qenë tejet e fortë, duke përfunduar matanë rrugës në kanal.

Benzi me targa shqiptare që drejtohej nga një i ri shqiptar u përplas me një automjet tjetër qe drejtohej nga një shtetas nga Franca, i cili mbeti i plagosur i rëndë.

Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht shtetasi francez, Alian Peron i moshës 65-vjeçari, për shkak dëmtimeve serioze humbi jetën këtë të premte.

Policia ka arrestuar drejtuesin e Benzit, 23-vjeçarin Samuel Çela, banues në Fushë-Kuqe. Ai pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të një parakalimi të gabuar. Policia njofton se i arrestuari Çela do te akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.

Tv Klan

/tvklan.al