Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax i ka shpëtuar një aksidenti rrugor pasi biçikleta e tij elektrike u përplas me një makinë në rrugët e Los Anxhelesit.

20-vjeçari po pedalonte përgjatë një bulevardi në orët e trafikut dhe teksa iu afrua semaforit që sinjalizonte ngjyrën e kuqe, u përplas me pjesën e pasme të një makine të ndaluar në kryqëzim.

Drejtuesi i automjetit doli për të parë ç’i kishte ndodhur Pax, i cili nuk kishte vendosur helmetë. Policia dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje ndërsa dëshmitarët okularë thanë për “TMZ” se djali i ish-çiftit të famshëm kishte dhimbje në ijë dhe një dëmtim në kokë.

Ai u dërgua menjëherë në spital pasi mjekët patën frikën e një hemorragjie, por  Pax është në gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka nevojë ta kalojë natën në spital.

Pax është fëmija i katërt i Angelina dhe Brad. Së fundmi ai është parë shpesh në Los Anxheles me biçikletën e tij elektrike dhe thuajse gjithnjë pa helmetë./tvklan.al