Plazhi i Shëngjinit është duke u pastruar për t’u bërë gati për të pritur sezonin e ri veror. Bashkia e Lezhës synon pastrimin e të gjithë hapësirës bregdetare.
Në Lezhë po bëhen gati për sezonin e ri turistik. Autoritetet po marrin të gjitha masat për t’u ofruar kushte të përshtatshme vizitorëve. Ky është një aksion pastrimi në Shëngjin. Pjesë e tij u bënë jo vetëm përfaqësues të institucioneve, por edhe vullnetarë.
“Ka dhe qytetarë vullnetarë që na janë bashkuar, banorë të Shëngjinit, për të cilët kam vlerësim maksimal dhe i falenderoj. Po ashtu kemi bashkëpunim me agjencitë rajonale të bregdetit dhe administratën e zonave të mbrojtura”, tha Taulant Malshi, Prefekt i Lezhës.
Aksioni do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës, ndërsa synimi është pastrimi i hapësirave bregdetare.
“Ky është një aksion ndërgjegjësues në prag të nisjes së sezonit turistik, si dhe në kuadër të të gjitha përgatitjeve që organizojnë institucionet dhe Bashkia Lezhë”.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mbajnë mjedisin pastër dhe mbeturinat t’i hedhin në vendet e caktuara nga bashkia.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 