“Do anulojmë çdo pseudo-PPP”

Gjysma e dytë e muajit Shtator pritet të sjellë përshkallëzim të aksionit politik në kampin blu. Një ditë pasi mblodhi të deleguarit në qarqe, Lulzim Basha nisi takimet me aleatët, për të diskutuar lidhur me strategjinë që do të ndiqet, ku protestat do të jenë kryefjalë e opozitës.

Lulzim Basha kryetar i PD: Protestat do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme.

Pas rrëzimit të dekreteve të presidentit nga mazhoranca, denoncimi i koncensioneve dhe PPP-ve do të jenë në qendër të aksionit të opozitar. Parlamenti, sipas kryedemokratit, po përdoret nga kryeministri Rama për të mbuluar vjedhjet e qeverisë.

Lulzim Basha kryetar i PD: Nuk kanë për t’i marrë dot këto para të shqiptarëve, nuk kanë për t’i gëzuar dot qindra milionë vjedhje. Sepse një nga zotimet kryesore të opozitës, të Partisë Demokratike dhe të miat personalisht është anulimi i çdo pseudo PPP-je dhe koncesioni korruptiv, ndjekja e parave të shqiptarëve kudo ku ti kenë marrë dhe kudo ku ti kenë çuar, qofshin oligarkët që kanë përfituar këto PPP, qofshin politikanë të korruptuar që ia kanë dhënë, konfiskimin i tyre dhe rikthimi i tyre tek qytetarët shqiptarë.

Sipas kreut të opozitës zgjidhja për krizën politike dhe ekonomike që po kalon vendi vjen vetëm duke larguar qeverine aktuale.

Tv Klan