Vital Shyshou kishte marrë vazhdimisht kërcënime për jetën
Është gjendur i varur një aktivist bjellorus i cili jetonte në Ukrainë pranë banesë s së tij . Vital Shishov drejtonte grupin Shtëpia Bjelloruse në Ukrainë (BDU), e cila ndihmon bjellorusët të gjenin strehim dhe punë .Për shkak të pjesëmarrjes në protestat anti-qeveritare ai ndihej vazhdimisht i kë rcë nuar
Policia ukrainase ka gjetur të vdekur aktivistin bjellorus, Vital Shyshou në një park pranë shtëpisë së tij. “Qytetari bjellorus Vital Shyshou, i zhdukur dje në Kiev, u gjet i varur sot në një nga parqet e Kievit, jo shumë larg vendbanimit të tij“, thuhet në deklaratën e policisë ukrainase.
Vitaly Shishov, i cili ka udhë hequr një organizatë me qendër në Kiev që ndihmon Bjellorusët të ikin nga persekutimi, ishte raportuar i zhdukur pasi nuk arriti të kthehej në shtëpi nga vrapimi. Autoritet ukrainase kanë nisur një çështje penale për vrasjen e dyshuar, përfshirë hetimin nëse vrasësit janë përpjekur ta maskojnë krimin si vetëvrasje.
Shyshou është me origjinë nga qyteti juglindor i Bjellorusisë, Rechytsa dhe u transferua në Ukrainë pas zgjedhjeve presidenciale të diskutueshme në vend në gusht 2020, në të cilat Lukashenko shpalli fitoren, duke çuar në protesta masive në rrugë.
Aktivisti ishte ndjerë nën mbikëqyrje të vazhdueshme që kur u largua nga Bjellorusia vitin e kaluar. Ai ishte kërcënuar me jetë dhe më parë por i i kishte marrë këto paralajmërime me humor.
Klan News