Ylli i kinematografisë turke, Can Yaman ka fshirë llogarinë e tij në Instagram me 11 milionë ndjekës. Aktori, i cili vazhdon karrierën e tij në Itali, po përflitet shumë për veprimin e tij të fundit.

Sipas mediave, arsyeja e fshirjes së llogarisë së Yaman është se rrjetet sociale i sjellin më shumë dëm sesa mirë dhe ndikojnë në përqendrimin në punën e tij.

Aktualisht ai po xhiron serialin televiziv ‘Sandokan’, xhirimet e të cilit do të vazhdojnë deri në shtator.

Can Yaman është bërë i njohur për publikun shqiptar me rolin e tij në serialin ‘Erkenci Kus’, ku përkrah tij ka qenë aktorja e njohur Demet Ozdemir./tvklan.al