Aktori i njohur turk, Murat Yıldırım dhe gruaja e tij Iman Elbani janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Yıldırım është mjaft i njohur për rolet e tij në mjaft seriale turke. Ai ka fituar famë të gjerë në Ballkan dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Aktori dhe Elbani kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016, në një ceremoni mjaft madhështore.

Ende nuk ka një konfirmimi zyrtar nga çifti, por sipas mediave turke bëhet e ditur se Elbani është  në muajin e dytë të shtatzënisë./tvklan.al