Aktorja e njohur turke Nursel Kose, e cila u bë shumë e dashur për publikun me rolin e Fikrijes,  nënës së Aljas, është larguar papritur nga seriali fenomen Qyteti i Largët, që transmetohet në Tv Klan.

Largimi i saj i menjëhershëm shkaktoi shumë reagime, sidomos pasi aktorja nuk mori pjesë as në festën e finales së sezonit. Më pas, ajo publikoi një mesazh falënderues për ekipin:

“Familja e Qytetit të Largët, do të doja shumë të isha me ju në festën e mbylljes së sezonit, por jam me pushime. Të isha pjesë e këtij projekti ishte një kënaqësi e madhe për mua. Faleminderit pafund produksionit, regjisë, skenaristëve, kolegëve dhe heronjve të padukshëm të setit. Ishte një sezon fantastik” shprehet aktorja.

Midis të tjerash, Nursel Kose, ka luajtur edhe në serialet e dashura për publikun shqiptar si “Diamante dhe Dashuri”, “Fate të Kryqëzuara” dhe së fundmi “Qyteti i Largët” të transmetuara ekskluzivisht në Tv Klan.