Çuçi: 15 mijë biznese me pak kontrolle

Parlamenti i hapi rrugë miratimit të projektligjit, i cili bashkon në një agjenci të vetme Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor.

Ministri i Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se për 15 mijë biznese në rang vendi nuk do të ketë më kontrolle të mbivendosura nga dy agjenci, por vetëm nga AKU, i cili tashmë do të ketë në fokus të kontrollit edhe çështjet e higjienës.

Por bizneset që ishin të ftuara për të raportuar mbi këtë projektligj kundërshtuan kthimin e gjobave në titull ekzekutiv dhe vjeljen e menjëhershme të tyre, duke i hequr të drejtën e ankimimit në gjykatë.

Autoritetet nuk pranuan tërheqjen nga kthimi i gjobës në titull ekzekutiv, ndërsa i lanë të drejtë që gjoba të ankimohet në një komision ndërministror vetëm nëse është mbi 300 mijë lekë të rinj. Ankimimi në gjykatë do të detyrojë subjektin që të parapaguajë fillimisht gjobën.

Tv Klan