Një ish-lojtar i Anglisë është arrestuar së fundmi, sipas mediave britanike, të cilat nuk e kanë zbuluar emrin.
Ish-futbollisti me të kaluar në Premier League u arrestua në aeroportin “Stansted”, gjatë kontrollit të pasaportave, përpara se të hipte në një fluturim me kosto të ulët. Arrestimi lidhet me një akuzë për tentativë përdhunimi, e ngritur disa javë më parë nga ish-e dashura e tij.
Sipas “The Sun”, ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje. Punonjësja e aeroportit konstatoi se ai kërkohej nga policia në momentin kur skanoi pasaportën. Akuzat janë depozituar në Policinë e Essexit, e cila po heton pretendimin se tentativa e përdhunimit ka ndodhur gjatë lidhjes së tyre.
Fillimisht, lojtari u ndalua nga Patrulla Kufitare për verifikime. Më pas ai u shoqërua nga Policia e Essexit dhe u mbajt për disa orë në komisariat. Pas procedurave, ish-lojtari u lirua me kusht ndërsa hetimi po vazhdon.
Për arsye ligjore, shtypi britanik nuk mund të publikojë identitetin e tij. Megjithatë, mediat raportojnë se ai ka qenë aktiv në dekadën e fundit dhe ka luajtur si në Premier League, ashtu edhe me kombëtaren e Anglisë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
