Drafti përfundimtar i një marrëveshjeje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, i ndërmjetësuar nga Pakistani, pritet të shpallet brenda pak orësh nga të dyja vendet, raporton Al Arabiya.
Sipas saj, pikat kryesore të marrëveshjes përfshijnë:
– Armëpushim i menjëhershëm, gjithëpërfshirës dhe pa kushte në të gjitha frontet, përfshirë tokën, detin dhe ajrin
-Angazhim i ndërsjellë për të mos shënjestruar infrastrukturën ushtarake, civile apo ekonomike
-Fund i operacioneve ushtarake dhe ndalim i luftës mediatike
– Angazhime për respektimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme
-Garanci për lirinë e lundrimit në Gjirin Arabik, Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit
– Mekanizëm i përbashkët për monitorimin e zbatimit dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
– Negociatat për çështjet e pazgjidhura do të fillojnë brenda shtatë ditësh
– Heqje graduale e sanksioneve amerikane në këmbim të angazhimit të Iranit ndaj kushteve të marrëveshjes
Marrëveshja do të hyjë menjëherë në fuqi sapo të shpallet zyrtarisht nga të dyja palët, sipas Al Arabiya draft-marrëveshja riafirmon respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së.
Lajmi vjen një ditë pasi Ministri i Brendshëm i Pakistanit vizitoi Teheranin në përpjekje për të përshpejtuar bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit.
Edhe pse nuk dha detaje, sekretari amerikan I Shtetit konfirmoi se administrata e Trump ka sinjalizuar përparim në negociatat për paqe me Teheranin.
Nga Helsingborg, diplomati amerikan theksoi se një zgjidhje diplomatike do të ishte e pamundur nëse Irani vendos tarifa për kalimin në Ngushticën e Hormuzit.
“Lidhur me çështjen e Iranit ka pasur një përparim të vogël. Nuk dua ta ekzagjeroj, por ka pasur pak lëvizje, dhe kjo është mirë. Bazat mbeten të njëjta. Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, Irani po përpiqet të vendosë taksa. Nuk mund të ndodhë. Nëse kjo do të ndodhte në Ngushticën e Hormuzit, do të ndodhë në pesë vende të tjera anembanë botës”, tha Rubio.
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Trump ka deklaruar se Irani duhet të dakordësohet në një marrëveshje, në të kundërtën do të rinisë me sulmet.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 