Pa CR7 në fushë, Al Nassr e nisi garën në Ligën e Kampioneve Aziatike me një barazim 1-1 kundër Al-Shortas në Bagdad.

Ylli portugez humbi udhëtimin në Irak në sfidën e parë të grupit të Rajonit Perëndimor, për shkak të një infeksioni viral.

Ekipi saudit e gjeti avantazhin falë mbrojtësit Sultan Al-Ghannam në minutën e 14-të. Por vendasit u përgjigjën me Mohammed Davuod nëntë minuta më vonë.

Ish-mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie shënoi në minutën e dytë golin e fitores për Al-Ahlin kundër rivalëve iranianë të Persepolis në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve aziatike.  

Në mintuën e 59’, Riyad Mahrez gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Champions League aziatike në këtë edicion ka pësuar ndryshime. Faza hapëse është reduktuar nga 40 në 24 klube, me ekipet që përballen në formatin e Ligës Zvicerane.

Tetë ekipet e renditura më mirë nga 12 si në Grupin Lindor, ashtu edhe në atë perëndimor, kualifikohen në raundin e eleminimit direkt në mars. Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet që do të luhen të gjitha në Arabinë Saudite në muajt prill dhe maj.

Klan News