20 nëntor 2026 – Një letër e shkruar në gjuhën angleze dhe e gjetur në tualetin e kabinës, ka alarmuar ekipin e linjës Manchester-Rinas gjatë uljes në pistë. Menjëherë është njoftuar Policia Kufitare ndërsa është bërë dhe zbritja e kontrolluar e pasagjerëve.
Të gjithë pasagjerët kanë kaluar një kontroll të detajuar për dyshime për eksploziv me vete ose të fshehur në bagazhe si dhe për sende të lidhura me shkrimin e letrës. Nga kontrollet nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes, as në avion e as te pasagjerët.
“Pasagjerët janë kontrolluar në grupe, fillimisht nga shërbimet e Policisë dhe më pas përmes skanerit të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të kenë lidhje me shkrimin e mesazhit kërcënues. Gjatë kontrollit të avionit nuk është konstatuar asnjë send shpërthyes”, njofton Policia e Shtetit.
Për rastin është njoftuar edhe struktura e Antiterrorit dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e pasagjerit që ka shkruar letrën.
/tvklan.al












Botërori 2026 
