Nga një stërvitje në tjetrën, Zvicra duhet të bëjë llogaritë edhe për gjarpërinjtë. Në një postim në mediat sociale, federata zvicerane tregoi objektin e Akademisë Hebraike të San Diegos, kompleks i zgjedhur si kamp stërvitor në përgatitjet për Kupën e Botës, me një detaj shumë të rëndësishëm të zonës përreth fushave.
Imazhi tregon fushën kryesore, zonën e portierëve, dhomën e zhveshjes dhe palestrën. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një zonë tjetër, e theksuar me të kuqe dhe e etiketuar si “zona e gjarpërinjve”. Ky paralajmërim iu drejtua si tifozëve ashtu edhe anëtarëve të delegacionit zviceran, të cilëve iu këshillua të mos hynin në bimësinë përreth qendrës stërvitore, pasi ajo është e mbushur me gjarpërinj me zile, të cilët janë mjaft të zakonshëm në Kaliforni.
Federata zvicerane po kërkon një zgjidhje në orët e fundit dhe nuk përjashtohet spostimi në një tjetër kamp stërvitor. Ekipi i drejtuar nga Murat Jakin do ta fillojë aventurën në Grupin B kundër Katarit më 13 qershor në San Francisko. Ndeshja e dytë është më 18 qershor kundër Bosnjës në stadiumin e Los Angeles dhe sfida e fundit kundër Kanadasë më 24 qershor në Vancouver. E gjitha kjo, nëse e lejon gjarpri me zile.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 