Një sulm i ri me dron në termocentralin e Ukrainës në Zaporizhzhia ka rritur rrezikun e një aksidenti të madh bërthamor.

Agjencia e mbikëqyrjes atomike e OKB-së dënoi një sulm me dron në një nga gjashtë reaktorët bërthamorë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia dhe përbën një përshkallëzim të madh të sigurisë bërthamore me të cilat përballet uzina.

Megjithatë, agjencia shtetërore ruse bërthamore Rosatom bëri të ditur se tre persona u plagosën në seri të paprecedentë të sulmeve me dron duke ngritur akuza drejt Ukrainës.

Sipas autoriteteve të uzinës, nuk pati dëme kritike apo viktima dhe nivelet e rrezatimit në termocentral ishin normale pas goditjeve. Ky është sulmi i parë i tillë që nga nëntori 2022, kur kreu i Agjencia e mbikëqyrjes atomike e OKB-së Raffael Grossi përcaktoi pesë parime bazë për të shmangur një aksident të rëndë bërthamor me pasoja radiologjike.

Klan News