Një njoftim përmes postës elektronike u është dërguar të gjitha shkollave në Romë, duke paralajmëruar për një kërcënim me bombë.
Policia, e cila është kontaktuar për rastin, ka udhëzuar që ndërtesat të lirohen me qetësi dhe pa panik. Nxënësit janë larguar drejt banesave të tyre.
“Besoj se bëhet fjalë për një person që kërkon të tërheqë vëmendjen, por situata po shkakton shqetësim të madh. Të gjithë drejtuesit e shkollave po kontaktojnë komisariatet, por udhëzimet nuk janë gjithmonë të njëjta: disa u thonë të evakuojnë godinat, ndërsa të tjerë të presin. Pa dyshim, kjo ka shkaktuar një panik të jashtëzakonshëm”, deklaroi Cristina Costarelli, kryetare e drejtuesve të shkollave në rajonin e Lazios.
/tvklan.al












Botërori 2026 
