Fitorja e Juventusit ndaj Napolit ka lënë pasoja për skuadrën e Luciano Spallettit, e cila ndodhet në një emergjencë dëmtimesh.

Stafi mjekësor bardhezi do të vlerësojë sot gjendjen e Weston McKennie, Juan Cabal dhe Kerim Alajbegovic, të cilët u larguan me probleme nga fusha.

Shqetësimi kryesor lidhet me mesfushorin amerikan që ka shfaqur probleme në aduktor dhe mbrojtësin Cabal, i cili rrezikon një tërheqje muskulore pas rikthimit të tij të fundit.

Situata paraqitet më optimiste për Alajbegovic, ku stafi dyshon vetëm për një lodhje të lehtë pas golit të shënuar. Këto lëndime të reja rëndojnë një bilanc tashmë kritik, duke iu shtuar listës me shtatë lojtarë të dëmtuar si Grabara, Celik, Locatelli, Thuram, Yildiz, Nico Gonzalez dhe Conceiçao.

Trajneri Spalletti rrezikon të udhëtojë me një numër tejet të kufizuar lojtarësh për sfidën e së enjtes në Europa League kundër AZ Alkmaar në Holandë. Përveç dëmtimeve, tekniku nuk mund të llogarisë as lojtarët e lënë jashtë listës së UEFA-s si Rugani, Zhegrova dhe Ekhator, ashtu si dhe Milik i cili ndodhet po ashtu në infermieri.

/tvklan.al