Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Kryeministrin Edi Rama në lidhje me librin “Albanian Files”.
Opozita e akuzon për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Në padinë e depozituar në prokurori sipas demokratëve libri zbardh skemën sesi Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit përzgjidhte studiot ndërkombëtare të artitekturës që më pas lidheshin me investitorë shqiptarë për projekte ndërtimi kundrejt tarifave shumë të larta në Tiranë dhe zonat bregdetare.
Kjo mënyrë operimi argumentohet në kallëzimin e opozitës ishte kusht për t’u pajisur me leje zhvillimi dhe leje ndërtimi.
/tvklan.al












Botërori 2026 
