Krijohet akademia që do të japë licencat ndërkombëtare

Albawings Akademi. Ky është hapi i radhës i kompanisë shqiptare të fluturimeve që do të përgatisë pilotët e ardhshëm me licencë ndërkombëtare. Pas trajnimit të stjuardesave dhe teknikëve është radha e një hallke të rëndësishme të sistemit të transportit ajror. Dritan Shakohoxha tani në rolin e President të Albawings na sqaron qëllimin e këtij projekti.

“Albawings do të shtojë edhe pilotët, e vetmja që mungonte besoj që në pak kohë do të kemi shumë pilotë që do të jenë shqiptarë. Kushdo mund të vijë në këtë akademi. Jo vetëm ata që do të bëhen profesionistë, por edhe ata që duan të pilotojnë avionë të vegjël. Të gjendet gati kjo vëmendje në drejtim të aviacionit edhe me pilotët. Duhet të kemi burime njerëzore vendase me licenca ndërkombëtare”.

Në detaje se për sa kohë mund të bëhesh një pilot avioni na e tregon Drejtor i Departamentit të Trajnimeve, kapiten Franco Bergante.

“Për pilotët e mjeteve private do të jetë e mjaftueshme 45 orë fluturim. Për ata tregtarë me 500 orë fluturim në avionë Boing 737. Për licencën e parë, atë të avionëve privatë, do të duhen 3 ose 4 muaj. Paketa e plotë do të kërkojë 3 vjet në këtë universitet fluturimesh.

Profesorët tanë janë të gjithë komandantë me 40 vjet përvojë në kompaninë më të rëndësishme Europiane si Alitalia, Iberia, Lufthansa. Në pak vite qëllimi ynë është të kthehemi shkolla më e rëndësishme në Ballakan në çmim dhe cilësi”.

Një nismë e parë si e nevojshme nga Albawings, pasi Shqipërisë pritet t’i shtohen aeroporte të rinj me kalimin e viteve.

Tv Klan