#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Ada: Punoj me fëmijët me aftësi ndryshe, nëna duhet të abortojë fëmijën nëse ka probleme sepse…

Sot në emisionin “Aldo Morning Shoë”, në Tv Klan, është trajtuar tema: “Nga analizat dhe ekografia mjekët i thanë se bebi ka shumë shanse të linde me probleme! Ç’të bëjë ajo, ta ndërpresë apo ta vazhdoje shtatzëninë? Telefonuesit kanë qenë të shumtë të cilët mendojnë se zgjidhja e duhur është aborti. Të njëjtën mendim ka ndarë dhe Ada, e cila tregon se ka 18 vite që punon me fëmijët me aftësi ndryshe dhe duke parë vuajtjet që kalojnë prindërit, është më mirë që një fëmijë me probleme të abortohet.

Ada: Nga eksperienca ime sepse unë kam 17-18 vjet që punoj me këta fëmijë.

Aldo: Me çfarë fëmijësh?

Ada: Me fëmijë me aftësi ndryshe. Duke parë ato vështrirësi që kalojnë prindërit, shumica e çifteve kanë arritur dhe në ndarje pasi jo të paragjykojmë, por janë baballarët ata që i shmangen këtyre vështirësive në jetë dhe gjithë vështirësitë i kalojnë nënat. Unë i shoh vështirësitë që këto nëna kalojnë që duke i çuar fëmijët në çerdhe, në kopsht, në shkolla. Shoh vështirësitë që kalojnë fëmijët e tjerë të familjes dhe ata pastaj kanë probleme të tjera. Nëse mjekët do i thoshin që janë shanset e mëdha që ky fëmijë të lindë me aftësi ndryshe, për mua patjetër duhet të abortojnë.

Aldo: Dhe e thua ti që punon me ata?

Ada: Po sepse shoh vështrësitë e nënave çdo ditë se si ato luftojnë, por nuk është aq e lehtë. Pastaj kanë probleme dhe fëmijët e tjerë të familjes.

Aldo: Po, kush ka një vëlla, motër.

Ada: Kanë atë problemin se prindi sheh gjithmonë fëmijën që është me aftësi ndryshe, pastaj mos të themi se si i paragjykon shoqëria.

AldoNjë shoqëri që qesh kur rrëzohesh nga karrigia, tani imagjino kur shohin një fëmijë me aftësi ndryshe, çdo bëjë kjo shoqëri.

Ada: Është shumë e vështirë, mua më ka rastisur dhe me fëmijën tim kur e kam pasur në shkollë se si të gjithë prindërit e klasës i janë kundërvënë një fëmije autik.

Djali me makina luksoze i kërkon dorën e vajzës, babai fut njerëz për ta dhunuar

Në emisionin “Aldo Morning Show”, gazetari nga Vlora, Albi ka treguar një rast, ku një djalë i ka kërkuar dorën e vajzës babait, por ai nuk ka pranuar dhe ka futur njerëz për ta rrahur. Djali nuk e lë me kaq, ai i djeg makinën.

Albi: Një djalë tjetër Aldo, kishte vendosur që t’i kërkonte dorën e vajzës, por i ati nuk ka pranuar.

Aldo: Pse?

Albi: Nuk ka pranuar, nuk donte, ndoshta se e shikonte me makina luksi dhe mendonte se merrej me pisllëqe dhe e ke parasysh si janë prindërit e gocave. Nuk ka pranuar dhe djali i ka thënë të mendohej se është shpejt akoma, por që babai i vajzës i ka futur njerëz për ta dhunuar, për ta hequr qafe me pak fjalë. Djali nuk ka ndenjur, edhe ai i dogji makinën të atit të vajzës.

Aldo: Atmosferë e qetë mesa po shoh, atmosferë e lumtur.

Albi ka treguar dhe një histori të një çifti që kanë të paktën 30 vite martesë të dy dhe për faktin se jetojnë vetëm, fëmijët i kanë jashtë, kanë menduar të luajnë një lojë të çuditshme, që për ta është argëtuese. Ata fillojnë të gjuajnë njëri-tjetrin me shpulla vetëm me shaka, ku një ditë i ishte nxirë një pjesë e syrit dhe e motra, dyshoi se burri e dhunonte, por ajo është shprehur se nuk është dhunuar, ata bëjnë këtë lojë duke gjuajtur njëri-tjetrin për tu zbavitur.  /tvklan.al