#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Sot në “Aldo Morning Show “
Informacionet e mëngjesit në dy rubrika. Temperaturat e ditës së sotme dhe ditëve në vijim.
Showbizi shqiptar dhe i huaj …
Ngjarjet e ditës sipas kalendarit të datës 22 Nëntor2022.
Rubrika “Bota me Rrota” ngjarjet ndër vite në datë 22 Nentor
Tema : “I madhi të voglit apo i vogli të madhit duhet t’i hapë rrugë dhe të jetë më tolerant ”?

Personazhe të ndryshëm publike dhanë gjykimin dhe opinionin e tyre mbi temën si edhe tema ngjalli diskutime të ndryshme nga qytetare që u bënë pjese në Video Call.

#AldoMorningShow #Aldolipe #Albanacaushaj #megilatifi

“Kjo është fatale”, kompozitori Zef Çoba: Po rritet një shoqëri e dhunshme

Kompozitori Zef Çoba ka dhënë mendimin e tij lidhur me temën e  “Aldo Morning Show” në Tv Klan nëse i madhi duhet të tolerojë të voglin apo i vogli të madhin. Ai është shprehur se që të ndërtohet një shoqëri e mirë duhet ndërgjegje edukatë dhe kulturë.

Zef Çoba: Nëse flasim në kuptimin e përgjithësisë në një shoqëri të shëndetshme, që çliron pozitivitet dhe  vlera duhen disa kode. Dy qeliza janë shumë të rëndësishme për formimin njerëzor familja dhe shoqëria. Pastaj janë tre dialog të rëndësishëm që na japin mundësinë të ndërtojmë një dialog apo të mos e ndërtojmë. Është ndërgjegjja, edukata dhe kultura. Nëse këto i përjashtojmë jemi në një xhungël, ku ligjin e bën i forti, mekanizmi i të cilit është arroganca dhe produkti dihet pastaj. Për mua duhet quajtur viktimë edhe ai që përdor arrogancën edhe viktima.

Aldo: I dashur, mesa duket kjo e fundit fiton. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë arroganca fiton.

Zef Çoba: Unë nuk do isha i fituar nëse dikush thotë je arrogant dhe është e përligjur me sjelljen time.

Më tej kompozitori Zef Çoba ka shtuar se  tashmë po krijohet një shoqëri e dhunshme dhe se në përgjithësi brezat  e rinj po edukohen keq.

Aldo: Maestro mos harro ndoshta je i fundit në brezin tënd. Nuk ka më kështu siç thua ti.

Zef Çoba: Po ndaj një gjë me ju, kur jam në një koncert që jam i ftuar dhe dëgjoj ato altoparlantë aq të fuqishëm dhe të tmerrshëm në aspektin e rezonancës, unë them çfarë edukate e keqe, kjo është dhunë.

Aldo: Ça thua?! Një drek të hash diku nuk ha dot nga altoparlantët.

Zef Çoba: Prandaj po rritet një shoqëri e dhunshme, kjo është fatale për atë shoqëri. Nuk mund të mendoj se është e bukura aty, nuk mendoj se është e mira aty, nuk mendoj se është ajo që e çon përpara një shoqëri.

“Ne influencojmë keq te fëmijët tanë”, Aishe Stari: Prindi nuk duhet t’i bjeri shkurt

Tema e diskutuar këtë të martë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte për tolerancën: A duhet i madhi të tolerojë të voglin, apo i vogli të madhin? Për këtë temë në një lidhje direkte ka dhënë mendimin e saj edhe aktorja e cila një pjesë të mirë të jetës së saj ia kushtoi fëmijëve duke drejtuar për shumë vite emisionin e përrallave.

Aishe Stari është shprehur në lidhje me temën se prindi duhet të gjejë mënyrën dhe durimin që të mos i plotësojë çdo tekë fëmijëve në mënyrë që ata të bëhen individë të edukuar.

Aldo: Ne kemi një temë që i përket tolerancës, domethënë i madhi toleron të voglin apo i vogli të madhin.

Aishe Stari: Dhurata më e bukur që i bën Zoti, apo perëndia njeriut, sidomos çifti është kur i dhuron një fëmijë. Me  ardhjen e fëmijës, familjeve, prindërve. U lindin detyra të mëdha. Me ardhjen e fëmijës në jetë vjen një kthim i madh, vjen një trashëgimtar, kjo familje bëhet më e bukur.

Aldo: Vjen në jetë një engjëll.

Aishe Stari: Kështu që prindërit që kur konceptohet fëmija në bark, duhet të rregullojnë marrëdhëniet e tyre se fëmijët janë imituesit më të mëdhenjtë, në jetë dhe kryesisht imitojnë prindërit e tyre. Sot thonë se fëmija dëgjon që në bark, tani dëgjon vërtet unë këtë nuk e di se kur kam qenë në barkun e nënës sime, s’mbaj mend të kem dëgjuar gjë. Por nëse dëgjon duhet të dëgjojë gjëra të mira të bukura, që  fëmija që në barkun nënës të rritet me gjërat mira të bukura, korrekte.

Aldo: Vetëm se ka një ndryshim të madh nga brezi në brez. Më përpara na tregonin ndonjë përrallë, ndonjë gjë na flisnin. Tani s’flasin fare. Çdo dëgjoj fëmija në bark?

Aishe Stari: Për fat të keq unë jam shumë e ndjeshme ndaj fëmijëve. Dhe një pjesë të jetës sime ja kam kushtuare fëmijëve.

Aldo: Ne jemi rritur me ju.

Aishe Stari: Fëmija ka nevojë për botën e vetë. Prindi duhet të kuptoj çfarë do fëmija, çfarë i shërben atij më mirë, me çfarë mund ta edukoj më mirë me gjëra të bukura. Jo tani, për fat të keq i japin celularin në dorë që fëmija të pushojë e të mos qaj. Pa e kuptuar ne prindërit influencojmë keq te fëmijët tanë. Më parë ne nuk kemi pasur lodra, i krijonim vetë lodrat dhe as herë takohemi, brezi jonë, i takojmë me mall lodrat që krijonim. Sot fëmijët nuk kanë as ambiente jashtë. Dikur kishte një teatër për fëmijë, sot për fat të keq është hequr. Ne kemi shumë përgjegjësi ndaj fëmijëve.

Aldo: E po s’ke ça bën.

Aishe Stari: Jo,s’ke ça bën, por edhe ke ça bën edhe s’ke ça bën. Nuk duhet t’i bjerë prindi shkurt kërkesave të fëmijës. Duhet të dijë ta gjejë rrugën që fëmija të mos jetë kapriçoz. Se sa më i edukuar të jetë fëmija, aq më rehat është prindi./tvklan.al