#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

“Fama e internetit i ka lënë me trauma”, gazetari: Ka personazhe që kanë frikë të postojnë

Në një bisedë për famën, personazhet e njohur dhe lajmet rozë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetari Andi Vrapi la të kuptohej përmes një reagimi se jeta e të famshmëve shqiptarë nuk është ajo që reklamojnë. Ai shpjegoi se personazhet publikë e përjetojnë ndryshe famën dhe jo gjtihnjë pozitivisht. Nga ndërveprimet e tij me ta, gazetari ka kuptuar se disa prej tyre rezervohen për shkak të reagimit që mund të marrin në rrjetet sociale.


Aldo: Si ndikon fama e internetit  në situatat e jetës reale nga personazhet që ti ke hasur, që ti kalon nëpër duar?

Andi Vrapi: Ka personazhe që i ka lënë me trauma.

Aldo: Seriozisht?

Andi Vrapi: Po, po. I ka lënë me trauma në fakt, pra kanë frikë të bëjnë një gjë se do ua postojnë portalet, do ia marrin do ia bëjnë lajm, do e qarkullojnë në Tik Tok, do e qarkullojnë në Instagram. Por ka të tjerë pastaj që ia kanë parë hajrin./tvklan.al