#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Sot në “Aldo Morning Show ” Informacionet e mëngjesit në dy rubrika. Temperaturat e ditës së sotme dhe ditëve në vijim. Showbizi shqiptar dhe i huaj … Ngjarjet e ditës sipas kalendarit të datës25 Nëntor. Rubrika “Bota me Rrota” ngjarjet ndër vite në datë 26 Nentor Tema : “Fëmija pasqyra e prindit”. Personazhe të ndryshëm publike dhanë gjykimin dhe opinionin e tyre mbi temën si edhe tema ngjalli diskutime të ndryshme nga qytetare që u bënë pjese në Video Call.

#AldoMorningShow #Aldolipe #Albanacaushaj #megilatifi

Ekskluzive në “Aldo Morning Show”, këngëtari i njohur shkëputet nga banda muzikore: Nuk ia vlen më

Deri më tani Andi Tankon e kemi njohur si solistin e grupit Urban Band. Por këngëtari habiti këtë mëngjes në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, teksa pas prezantimit dha lajmin se nuk është më pjesë e grupit.

Andi Tanko: Një korrigjim: nuk jam më me “Urban Band”.  Tashmë jam vetëm Andi Tanko.

Aldo: Hajde! Sapo kapëm lajmin.

Megi Latifi: Kur ka ndodhur kjo se nuk e dimë?

Andi Tanko: Kjo ka ndodhur… mund të ketë rreth dy muaj, diçka e tillë.

Aldo: Andi, ti je shkëputur dhe tani ke dalë si autor më vete.

Andi Tanko: Po, tani kam dalë me emrin tim.

Aldo: Po mirë, për hajër!

Andi Tanko: Kam krijuar një bandë të re.

Aldo: Si quhet banda?

Andi Tanko: Banda… kam dalë me emrin tim, Andi Tanko për shkak se gjatë eksperiencës time kam pasur grupe me emra të ndryshëm, duke qenë se doja vërtet ta mbaja emrin e një grupi. Nga eksperienca e fundit më rezultoi që nuk po ia vlen më që të jap për emrin e një grupi dhe kështu kam filluar që të dal me emrin tim.

Më tej, ish-solisti dha edhe një arsye pse është shkëputur nga grupi dhe nga deklarata e tij, duket se nuk kanë qenë të gjithë pjesë e grupit për të njëjtin qëllim.

Andi Tanko: Unë gjithmonë kam menduar se me një emër grupi, vazhdoj ta mendoj, me një emër grupi kur janë disa persona që punojnë për të njëjtin qëllim, arrihet më shumë se sa një person i vetëm, por këtu…