23 nëntor 2026 – Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar së fundmi ndaj shumicës së Listës Studentore në Kuvendin e Serbisë.

Vuçiç ka thënë se nuk e ka ndërmend që të tërhiqet, ndërsa paralajmërimi i tij ishte i qartë, duke u shprehur se në rast do të tentonin ta arrestonin, do të niste një grevë urie.

Sipas ish-presidentit serb, një veprim i tillë nga ana e tij do të sillte reagim të gjerë në Serbi, duke besuar fortë se një milion njerëz do të dilnin në rrugë në shenjë proteste.

“E çfarë do të bëni atëherë me një milion njerëz në rrugë, në sekondën kur kjo të ndodhte? Unë nuk jam Marinika Tepiç dhe Boshko Obradoviç, që të bëj shaka duke ngrënë ëmbëlsira në mbrëmje dhe fruta gjatë ditës. Nuk kam asnjë problem. Ata menduan se do të ikja, se do të tërhiqesha”, ka deklaruar Vuçiç, sipas gazetës serbe “Blic”.

Kujtojmë se në tetor të këtij viti, zgjedhjet parlamentare në Serbi sollën ndryshim të madh. Lista e studentëve fitoi bindshëm zgjedhjet, duke siguruar rreth 140 nga 250 vendet në parlament dhe shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

/tvklan.al