Artisti shqiptaro-italian Alfred Mirashi Milot dhe piktori kinez Yan Laichao, pas ekspozitës së përbashkët “Refraction” që mbajtën në vitin 2025, bëhen bashkë sërish në Kinë për ekspozitën “Beyond Eternity” apo “Përtej Përjetësisë”.
Milot ekspozon piktura dhe skulptura në bronz, të karakterizuara nga simboli i tij më i njohur – çelësi, si një metaforë artistike që përfaqëson hapjen ndaj dialogut ndërkulturor dhe komunikimit mes popujve.
Ndërsa artisti kinez Laichao sjell pikturat e tij në vaj dhe instalacione, si një dëshmi e kërkimit të vazhdueshëm për të krijuar një sistem të veçantë dhe të larmishëm të shprehjes artistike bashkëkohore.
Ekspozita “Beyond Eternity” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 23 gusht 2026 në Muzeun e Artit D+ në Shenzhen, duke ofruar një mundësi për të njohur dy qasje artistike të ndryshme që bashkohen në një vizion të përbashkët mbi komunikimin kulturor, identitetin dhe universin bashkëkohor të artit.
Ndërsa veprat e Milotit janë ekspozuar dhe vendosur si monumente publike në qytete të ndryshme të Italisë dhe Shqipërisë, duke e bërë atë një nga artistët shqiptarë më të konsoliduar në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 