Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar largimin nga grupi parlamentar, pak ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën PD që drejtohet nga Sali Berisha.

Në postimin e publikuar në “Facebook”, Alibeaj shkruan se këtë vendim e ka marrë në respekt të vendimit të Gjykatës dhe qëndrimeve që ai ka mbajtur ndaj grupimit të Berishës. Teksa thotë se nuk pajtohet me mënyrën se si Berisha drejton PD, Alibeaj nuk i kursen akuzat për bashkëpunim mes Ramës dhe Berishës.

Alibeaj shprehet se gjatë përçarjes tre-vjeçare të PD, është përpjekur të krijojë një tjetër frymë politike, gjë për të cilën thotë se nuk mundi ta realizojë.

Klan News