“X Factor Albania” mbylli siparin me një finale spektakolare! Alisi me mentore Arilena Arën u shpall fitues duke marrë votat dhe zemrat e publikut! Spektakli i preferuar i gjithë shqiptarëve solli një natë magjike në ekranin e Televizionit Klan, ku përpos garës, momentet e shoë-t të kuruara mjeshtërisht nga Vera Grabocka sollën atmosferën e eventeve botërore!

3 finalistet, Jet, Kleansa dhe Alis interpretuan per here te pare me mentoret e tyre me duete mbreslënëse! Votimi i parë i publikut përzgjodhi Alis dhe Jet, ndërsa Kleansa mes lotësh gëzimi la garën.

Alis dhe Jet u përballën me njëri-tjetrin ku sfiduan me këngën e tyre më të mirë gjatë “X Factor”. Alketa Vjesiu si kurrë më parë, pati momentin e saj të shoët, ku rikthehu këngën e saj “Po s’më puthe ti”,  e ndërkaq shfaqi një tjetër anë të saj si performer me hitet e JLo, Dance Again dhe Dance on the floor.

Elementet spektakolare ishin të shumtë në këtë natë. Alban Skënderaj, prezantoi për herë të parë në një skenë hitin e tij të ri, Pranvera. Moment kulmor ishte monologu nga Adi Krasta, i cili i dedikoi 10 urdhëresa me vlerë prezantimit!

Përpara kurorëzimit të fituesit, të gjithë konkurrentët e “X Factor” u mblodhën së bashku në një performancë të përbashkët, duke sjellë momentet më të bukura muzikore gjatë “X Factor”.

Shoë shënoi rekord shikueshmërie, ndërsa reagimi në rrjetet sociale, apo votimi online në faqen e RTV Klan treguan impaktin, që ky program pati në audiencën shqiptare, si modeli i spektaklit që përqafohet pa kompromis!

“X Factor Albania” nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut finalizoi kështu ëndrrën disa mujore të të talentuarve në muzikë. Produksioni i radhës është “Në Kurthin e Piter Pan”, që nis të premten së ardhshme, në 26 Prill.

Tv Klan