Aktorja turke Sinem Ünsal, e njohur për rolet e saj në seriale të suksesshme me rekorde audience si “Qyteti i Largët”, “Doktori i Mrekullive”, “Bija ime”, të transmetuara në Tv Klan, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas disa postimeve në rrjetet sociale.

Ylli i ekranit ka folur hapur për regjimin e saj ushqimor, duke treguar se nuk konsumon mish prej fëmijërisë dhe se për arsye shëndetësore, nuk përfshin në dietë as produkte qumështi apo gluten. Madje, ajo ka zbuluar se nuk ha mëngjes, vaktin e parë e konsumon rreth orës 17:00 dhe herë pas here praktikon edhe agjërim 48-orësh.
Rrëfimi i saj ka ndezur diskutime në rrjet, ndërsa ndjekësit janë ndarë mes habisë dhe mbështetjes për stilin e saj strikt të jetesës.












Botërori 2026 
