Gjuha e përdorur mes dy kunetërve, Xhevdetit dhe Almës  në “Shihemi në Gjyq” që në minutat e para të rubrikës ka qenë tepër e ashpër. Kryesisht Alma i është drejtuar kunatit të saj me ofendime të njëpasnjëshme dhe shpërthime të forta zemërimi. Pavarësisht kësaj, Alma vazhdon ta quajë veten “zonjë e madhe”.

Situata e nxehtë nxit moderatorin e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrean që të ndërhyjë dhe të kërkojë nga palët, por sidomos nga Alma që të tregohen të kujdesshëm me gjuhën. Ndër të tjera, Gjebrea i shpjegon se deklaratat e tyre në studio nxisin edhe reagimet jashtë saj.

Xhevdet: Për  zonjën Alma nuk është nevoja, e kam kunatë…

Alma: Zonja Alma është zonjë e madhe! Kam ndenjur në një familje të degjeneruar si familja jote! Maskara njeri!

Eni Çobani: Ka ardhur nga Italia, të lutem! Ke ardhur nga Italia moj zonjë, të lutem, brenda natës!

Alma: Të përballem me këtë surrat qeni, me këtë mashtruesin!

Ardit Gjebrea: Më falni pak, në qoftë se i thua vetes…

Alma: Po më ofendon zoti Ardit!

Ardit Gjebrea: Një minutë pak! Në qoftë se i thua vetes “zonjë e madhe”, “zonjë e madhe” me këtë fjalor nuk ekziston! Në qoftë se je zonjë e madhe, me këtë fjalor nuk je! Mund të jesh thjesht një zonjë dhe pastaj epitetet i vënë të gjithë ata…

Alma: Zoti Ardit, po më ofendon!

Ardit Gjebrea: Të lutem, a mund të më dëgjosh? Atëherë, ju jeni një zonjë, pastaj në bazë të fjalorit tuaj epitetet ua vënë të gjithë telespektatorët dhe pastaj ju vjen keq kur ju shajnë në rrjetet sociale dhe pastaj ju vjen keq kur ju fyejnë dhe ju ofendojnë, ndërkohë që ata nisen nga çfarë bëni ju në këtë studio. Në qoftë se ju do ofendoni, pritini ofendimet. Në qoftë se ju do silleni si zonjë edhe reagimi i rrjeteve sociale, do të jetë si zonjë. Sigurisht ka edhe nga ata që gabojnë, por nuk janë në masë.

Prandaj sa më shumë të jepni doza fyerjeje dhe ofendimi, aq më shumë do prisni çfarë do të reagohet ndaj jush dhe sigurisht që fëmijët tuaj mërziten kur lexojnë fjalë për prindërit e tyre. Ama, janë perfektë prindërit? Jo. Gabojnë? Sigurisht. Situata jua sjellin që ju të nxeheni? Po. Detyra jonë është që të përmbahemi, prandaj me argumenta dhe me qetësi ju kundërshtoni çfarë thotë zoti Xhevdet, por ju lutem, pa e fyer. A ka mundësi që të japim argumenta dhe me fisnikëri? Kjo do të ishte ëndrra ime në “Shihemi në Gjyq”./tvklan.al