Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë prokuror edhe pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar.

“Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohet. Ju bëj ballë sfidave. Për një gjë të jeni të sigurt, unë do të vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë, edhe pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, kuptohet po na la Zoti jetën”, u shpreh Dumani.

Ai sqaroi se i ka kërkuar disa herë Kuvendit që të shqyrtojë mundësinë për rishikimin e mandatit të prokurorëve të posaçëm, por shtoi se shpesh është aluduar se e ka bërë këtë për interesa personale.

“E ritheksoj edhe njëherë: nëse politika e kushtëzon apo ka mendimin se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, atëherë unë nuk rikandidoj”, tha më tej kreu i SPAK.

/tvklan.al