Atletiko Madridi ka blerë nga Mançester Siti sulmuesin Julian Alvarez.

Klubi i La Liga-s ka paguar për kartonin e futbollistit 75 milionë euro, shto këtu edhe 20 milionë euro të tjera bonuse.

“Me shumë emocione, i them lamtumirë këtij klubi të mrekullueshëm. Kam kaluar dy vite shumë të veçanta. Gjatë kësaj periudhe u rrita dhe u mësova shumë si lojtar dhe si person“, ishte mesazhi i 26 vjeçarit në Instagram.

Largimi i 24-vjeçarit argjentinas shënon një çmim rekord shitjeje për “Citysens”, duke eklipsuar 60 milionë eurot që Chelsea pagoi për Raheem Sterling në vitin 2022.

Alvarez iu bashkua City-t nga klubi argjentinas River Plate në vitin 2022 për 18 milionë euro dhe ka realizuar 36 gola në 103 ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Ai ka fituar dy herë Premier League dhe 1 herë Ligën e Kampionëve, FA Cup, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube.

Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës 2022 me Argjentinën dhe Copa America në fillim të vitit.

Trajneri i Atletico-s, Diego Simeone, kishte kërkuar të blinte  një qendërsulmues që nga transferimi i Alvaro Moratës te Milani në korrik.

Klan News