Álvaro Morata dhe Alice Campello kanë qenë një nga çiftet më të njohur në botën e futbollit.

Ata u njohën në fund të vitit 2016 përmes rrjeteve sociale, kur madrileni luante për Juventusin në Torino dhe që atëherë, ata kanë shijuar lidhjen e tyre të dashurisë.

Megjithatë, romanca e tyre ka marrë fund pasi futbollisti ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja dhe nëna e 4 fëmijëve të tij.  

“Kanë qenë vite të mrekullueshme dhe rezultati i tyre janë katër fëmijët tanë të cilët padyshim, janë gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë. Është një vendim i dhimbshëm ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri.”  thuhet në këtë postimin e ndarë për ndjekësit në rrjetet sociale.

Sipas fjalëve të vetë futbollistit, fundi i martesës nuk ka të bëjë fare me tradhtinë, por për shkak të shumë keqkuptimeve të vazhdueshme që pak nga pak e kanë dëmtuar romancën e tyre.

Klan News